Hello world!

Category : Uncategorized

Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!


  • -

U mbajt sesion informues me studentë për Programin Erasmus+

Category : bursa , erasmus , Lajme , qzhk , QZHK

Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë njoftuar për procedurat e aplikimit në Programin Erasmus+ në një sesion të veçantë. Ky sesion u organizua pas hapjes së procedurave për aplikim për vitin 2020.

Studentët u ftuan që të bëhen e këtij programi, duke pasur parasysh mundësitë e mëdha që ofrohen. U potencua fakti se deri me tani nuk janë shfrytëzuar sa duhet këto mundësi, prandaj kërkohet një mobilizim më i madh në këtë drejtim.

Ndryshe ditë me parë, një sesion informues për këtë qëllim u mbajt edhe me stafin akademik të UMIB-it.


  • -

U mbajt “Panairi i Parë i Punës dhe Karrierës” në Universitetin “Isa Boletini”

Category : Lajme , qzhk , QZHK

[vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_column_text]

Organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe mbështetur nga GIZ-i, është mbajtur të enjten “Panairi i Parë i Punës dhe Karrierës” në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Në këtë aktivitetet kanë marrë pjesë kompani private, kompani publike si dhe janë prezantuar fakultetet e UMIB-it.

Në ceremoninë e hapjes së panairit, rektori i UMIB-it, Alush Musaj, falënderoi kompanitë për pjesëmarrje dhe bashkëpunim. “Bashkëpunimi ndërmjet universitetit dhe biznesit, jo që është nevojë për është imperativ.  Sa më shumë që ofrohemi si botë akademike dhe si biznes aq më shumë krijohet mundësia për të qenë të suksesshëm të dyja palët. Dhe kur ne jemi të suksesshëm atëherë është e suksesshme edhe vetë shoqëria”, tha ai.

Sipas tij, UMIB-i është duke provuar që të hapet sa më shumë për biznesin, për idetë e tyre dhe për përvojën e tyre. Ai theksoi se po provojnë gjithashtu të përshtaten me kërkesat dhe nevojat e tregut, në mënyrë që studentët të jenë ta gatshëm dhe të përgatitur për trendët e reja.

Në këtë kontekst, ai përmendi se përveç programeve, kabineteve, laboratorëve që ofrohen në UMIB, një segment tepër të rëndësishëm paraqet bashkëpunimi me kompanitë publike dhe ato private në vend. Si rrjedhojë, tha se studentët mund të kryejnë praktikën në kompanitë që ndërlidhen me natyrën e studimeve, duke e zënë shpejtë hapin e teknologjisë së re.

Rektori Musaj, tha se ndërsa ngjarjet sikur “Panairi i punës dhe karrierës”, jo vetëm që e pasurojnë kalendarin e aktiviteteve universitare, por në të njëjtën kohë  hapin shtigje të reja.

“Panairi i Parë i Punës dhe Karrierës” në universitetin tonë është një përvojë e re. Është një mundësi e vendosjes së komunikimit ndërmjet fakulteteve dhe biznesit dhe identifikimit të nevojave të njëri-tjetrit”.

Në emër të bizneseve foli, Gani Durmishaj nga qumështorja “Aldi”, i cili vlerësoi bashkëpunimin e mirë që kanë me UMIB-in. “Kemi vërejtur se studentët janë shumë mirë të përgatitur teorikisht, por që kanë nevojë për mbështetje për punë praktike. Jemi të hapur si biznese që të thellojmë bashkëpunimin me universitetin, ndërkohë që panairi është një mundësi e mirë e identifikimit të mundësive për bashkëpunim”.

Përfaqësuesi i GIZ-it, Rrahim Trepça, çmoi organizimin  e mirë të panairit dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit me UMIB-in. “Ky është hapi i parë dhe jemi të vendosur që ta thellojmë bashkëpunimin me UMIB-in në të mirë të studentëve dhe stafit akademik”.

Ndërsa, kryetari i Parlamentit Studentor, Ensar Suma, tha se panairi është një mundësi e ofrimit të studentëve me kompanitë që kanë nevojë për kuadro të fushave të ndryshme. “Padyshim se ky aktivitet shpërfaq nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit me biznesin, për t’u përshtatur më lehtë me kërkesat e tregut të punës”, tha ai.

Panairi ka qenë një ditor dhe ka zgjuar interesimin e studentëve dhe stafit akademik, që janë bërë pjesë e kësaj ngjarjeje.

[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15771″][vcex_spacing][vcex_spacing][vcex_image_galleryslider img_size=”full” thumbnail_link=”lightbox” image_ids=”15776,15779,15782,15785,15788,15791,15762,15765,15768″][/vc_column][/vc_row]


  • -

Aktivitetet e Parlamentit Studentor gjatë muajit nëntor

[vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_column_text]

Me rastin e festave të nëntorit PARLAMENTI STUDENTOR me datë 25 dhe 26 nëntor organizon ” GARË DITURIE” me të drejtë pjesëmarrje të të gjithë studentëve pa dallim.

Të interesuarit duhet të formojnë grupe prej tre anëtarësh.

Në nivelin e parë gara do të mbahet në kuader të njësive akademike me pyetje nga drejtimi juaj dhe pastaj studentët më të mirë të të gjitha njësive akademike do të garojnë në mes vete me pyetje të dijës së përgjithshme.
Pjesë e vlerësimit do të jenë Profesorë të fushave perkatëse!
Vendi i parë: 300 euro
Vendi i dytë: 200 euro
Vendi i tretë: 100 euro
Ekipet e interesuara të lajmërohen në faqen e Parlamentit Studentor deri në datën 24.11.2019

 

[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15456″ img_size=”600×500″ lightbox_custom_img=”15456″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vcex_spacing][vc_column_text]

Gara për Esenë më të mirë

Të nderuar studentë të Universitetit të Mitrovicës, 

Me rastin e festave të nëntorit PARLAMENTI STUDENTOR përvec garës së diturisë ka vendosur që të organizojë edhe garën për esenë më të mirë me titull: “NËNTORI MUAJI I SHQIPTARËVE”. 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët pa dallim. 

Pjesë e vlerësimit do te jenë Profesorë te fushës perkatëse.

Të interesuarit mund t’i dërgojnë esetë e tyre ne zyren tonë, ose në faqen e Parlamentit Studentor, nga sot deri më datën 25 nëntor.

Si shperblim për vendin e parë do të jetë shuma prej 200 euro!

[/vc_column_text][vcex_spacing][vcex_spacing][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vcex_spacing][vc_single_image image=”15460″ img_size=”600×500″ lightbox_custom_img=”15460″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_column_text]

Marsh për ditën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve

Parlamenti Studentor i UMIB në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Edukimit organizojnë MARSH për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me datë 20 nëntor 2019. Pikërisht në këtë datë është miratuar “Konventa për  të Drejtat e Fëmijëve” nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. 

Kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve dhe mirëqenien e fëmijeve të botës.

Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë, nga përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe Institucioni i Avokatit të Popullit konsiderohen të jenë nën nivelin e dëshiruar. 

Sipas disa hulumtimeve, del se mbi 60% e fëmijëve ne Kosovë deri në moshën 14 vjec kanë pësuar dhune psikologjike dhe fizike, mbi 10% e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë të rënda, dërisa afër 7% punojnë në kushte të rrezikshme. 

Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana dhe detaje tjera, vendosëm që në këtë datë të marshojmë për të ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 LEJONI FËMIJËT TË JENË FËMIJË!

[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15463″ img_size=”600×600″ lightbox_custom_img=”15463″][/vc_column][/vc_row]


  • -

James Madison University offers a scholarship to a citizen of Kosovo

The Madison Vision Graduate Assistantship for the Advancement of Kosovo will provide financial support to a citizen of Kosovo to pursue a master’s or doctoral degree at our university.  The student will receive full-time tuition and a stipend that will cover most living expenses.  With satisfactory performance, the scholarship will be renewed annually for the duration of the student’s program of study (2-4 years).   

To be considered for this scholarship, students must apply for admission to an on-campus program by the program’s application deadline, and complete a supplemental application by 1 February, 2020.

Please see https://www.jmu.edu/grad/kosovo/ for details.  Questions can be directed to [email protected] .

We currently have three master’s students from Kosovo who are enrolled at JMU.  They talk about their experiences in this video: https://www.youtube.com/watch?v=UYfQvnHx83A&t=14s .


Themelohet Qendra për Zhvillim të Karrierës

Category : Lajme , qzhk

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Me vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, është themeluar Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK). Qendra fillimisht do të funksionoj në kuadër të Zyrës për Informim dhe Komunikim me Publikun.

Rektori, Alush Musaj, tha se themelimi i Qendrës për Zhvillim të Karrierës (QZHK), në kuadër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” është një projekt tepër i rëndësishëm për studentët dhe vetë Universitetin. “Një qendër e tillë do të jetë një pikë e rëndësishme informacioni dhe ndërmjetësimi për studentët”.

Ndërsa drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari, tha se kjo qendër do të ndihmoj rritjen e prestigjit të UMIB-it dhe do të krijoj mundësi për thithje të grandeve dhe donacioneve të ndryshme që kanë të bëjnë me vetë qendrën, mirëpo edhe vetë Universitetin. “QZHK do të ndihmoj studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, sa i përket zhvillimit të njohurive dhe shkathtësive që do t’u ndihmojnë për punësim, ofrimin e mundësisë për studentët që të fitojnë përvojë pune gjatë studimeve, ofrimin e informatave për tregun e punës, ofrimin e mundësisë për qasje në informata për studime, trajnime, seminare, ligjërata dhe aktivitete tjera”, tha ai.

Ndryshe, QZHK do të ndihmoj në zhvillimin e aftësive, njohurive dhe shkathtësive, të cilat janë kyçe për procesin e punësimit të studentëve dhe të diplomuarve, do të ofroj shërbime të digjitalizuara për edukim, këshillim, zhvillim dhe orientim në karrierë etj. 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]


UMIB-i pjesë e Panairit Virtual të Karrierës dhe Punës

Category : Lajme , qzhk

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) është përfaqësuar në edicionin e 9 të Panairit Virtual të Karrierës dhe Punës që u hap të premten në Prishtinë. Në këtë panair të organizuar nga Qendra  për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, përveç universiteteve publike, kolegjeve private dhe institucioneve të ndryshme arsimore, qenë të pranishëm edhe shumë kompani dhe firma private.

Drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun në UMIB, Ahmet Jashari, tha se Panairi i Karrierës dhe Punës, është një mundësi e mirë për shkëmbim informacionesh ndërmjet universiteteve dhe kompanive në njërën anë si dhe qytetarëve në anën tjetër. “Qytetarët që kanë frekuentuar panairin, në shumicën e rasteve të rinjtë, janë interesuar për programet studimore që ofrohen në universitete”.

Sipas tij, është hera e dytë që UMIB përfaqësohet në këtë panair, që tashmë ka krijuar traditë të mirë. “Është një përvojë dhe mundësi e mirë që duhet të shfrytëzohet prej institucioneve arsimore”, tha ai.


Studentët përfaqësojnë UMIB-in në Panairin e Shkencës dhe Teknologjisë

Category : Lajme , qzhk

Një grup i studentëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kanë marrë pjesë në Panairin e Shkencës dhe Teknologjisë që është organizuar nga gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Ata kanë prezantuar para të pranishmëve programet që ofrohen për studime në këtë universitet.

Kryetar i Parlamentit Studentor, Shahin Gashi, tha se panairi paraqet një mundësi të mirë që të rinjtë e rajonit të informohen për mundësitë që ofrohen në UMIB. “Grupi i studentëve të UMIB-it ka shpërndarë broshura dhe fletusha informuese për të rinjtë që kanë marrë pjesë në panair”, tha ai.

Ndryshe të premten (3 maj 2019), UMIB-i do të përfaqësohet edhe në Panairin e Punës dhe Karrierës që organizohet në Prishtinë dhe ku marrin pjesë universitete dhe kompani nga e gjithë Kosova.

 


Universiteti “Isa Boletini” u prezantua në Panairin Virtual të  Karrierës

Category : Lajme , qzhk

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është prezantuar të premten në edicionin e tetë të Panairit Virtual të  Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, respektivisht Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe mbështetur nga projekti partner DIMAK Kosova – GIZ. Në këtë panair që u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ishin të pranishme  25 institucione,  kompani  dhe organizata, të cilat ofruan për studentët dhe të diplomuarit informacione rreth mundësive për orientim dhe zhvillim në karrierë, punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse etj.

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, tha se ky panair ka qenë një mundësi e mirë për insitucionet dhe organizatat e ndryshme për të informuar studentët dhe të rinjtë në përgjithësi me mundësitë që ofrohen për këshillim në karrierë, punë praktike apo edhe punësim. “E vlerësojmë si një mundësi të mirë dhe si një praktikë që duhet të vazhdoj”, tha ai.

Ndryshe gjatë panairit të interesuarit u njoftuan me programet studimore që ofrohen në Universitetin “Isa Boletini”, të cilat janë të favorshme për tregun e punës.