Rreth 90 studentë kanë marrë pjesë në webinarin “Përgatitja për aplikim për studime postdiplomike dhe punësim”, të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe të mbështetur nga organizata GIZ. Interesimi kaq  i madh i studentëve për të marrë pjesë në këtë trajnim online është vlerësuar shumë edhe nga këshilltari i  GIZ-it, Nexhmedin Basha, që e kanë mbështetur këtë aktivitet.

 

Drejtori për Informim dhe Komunikim për Publikun, Ahmet Jashari, ka falënderuar GIZ-in për mbështetje sa i përket organizimit të këtij trajnimi. “Kemi krijuar një traditë të mirë bashkëpunimi me GIZ-in dhe presim që së bashku të organizojmë edhe aktivitete të tjera të kësaj natyre për studentët e UMIB-it”.

 

Ndërsa, zyrtari i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se i gjithë organizimi është bërë në bashkëpunim edhe me Parlamentin Studentor. “Jemi shumë të kënaqur me interesimin e studentëve dhe kjo na inkurajon për organizimin e aktiviteteve të tjera nga QZHK-ja”.

Please follow and like us: