Organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) dhe GIZ-i është mbajtur të premten webinari “Shkathtësitë e prezantimit” me studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Në webinar janë kyçur mbi 30 studentë, të cilët kanë pasur rastin të dëgjojnë ekspertët e fushës së shkathtësive të prezantimit.

Zyrtari i QZHK-së, Alban Fazliu, është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e studentëve në këtë aktivitet të rëndësishëm për ngritjen profesionale. Ai ka falënderuar GIZ-in për mbështetje sa i përket punës së QZHK-së.

Ndryshe, bashkëpunimi ndërmjet QZHK-së dhe GIZ-it tashmë është kanalizuar në aktivitete të shpeshta, duke ofruar mundësi shumë të mira për studentët e UMIB-it. Këshilltari i  GIZ-it, Nexhmedin Basha, ka vlerësuar përkushtimin e QZHK-së për organizimin e mirë sa i përket këtyre trajnimeve për studentë.

Please follow and like us: