Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) është përfaqësuar në edicionin e 9 të Panairit Virtual të Karrierës dhe Punës që u hap të premten në Prishtinë. Në këtë panair të organizuar nga Qendra  për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, përveç universiteteve publike, kolegjeve private dhe institucioneve të ndryshme arsimore, qenë të pranishëm edhe shumë kompani dhe firma private.

Drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun në UMIB, Ahmet Jashari, tha se Panairi i Karrierës dhe Punës, është një mundësi e mirë për shkëmbim informacionesh ndërmjet universiteteve dhe kompanive në njërën anë si dhe qytetarëve në anën tjetër. “Qytetarët që kanë frekuentuar panairin, në shumicën e rasteve të rinjtë, janë interesuar për programet studimore që ofrohen në universitete”.

Sipas tij, është hera e dytë që UMIB përfaqësohet në këtë panair, që tashmë ka krijuar traditë të mirë. “Është një përvojë dhe mundësi e mirë që duhet të shfrytëzohet prej institucioneve arsimore”, tha ai.

Please follow and like us: