MISIONI
Mbështetja e studentëve për zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive për punësim, për përvojë pune gjatë studimeve, informata për tregun e punës, qasje në informata për studime, trajnime, seminare, ligjërata dhe aktivitete tjera.
VIZIONI
Shndërrimi i QZHK-së në një pikë referimi për studentët, por edhe për kompanitë, organizatat dhe institucionet që e shohin bashkëpunimin me UIBM si mundësi zhvillimi dhe interesi reciprok.
Për themelimin e qendrës së karrierës
LAJME DHE NGJARJE
Rreth Qendrës për Zhvillim të Karrierës
Me vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, është themeluar Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK).
Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK), në kuadër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” është një projekt tepër i rëndësishëm për studentët dhe vetë Universitetin.
Kjo qendër do të ndihmoj rritjen e prestigjit të UMIB-it dhe do të krijoj mundësi për thithje të grandeve dhe donacioneve të ndryshme që kanë të bëjnë me vetë qendrën, mirëpo edhe vetë Universitetin.
Shërbimet tona
KËSHILLIM
Këshilltarët tanë mund t’ju ndihmojnë të mendoni se si qëllimet, aftësitë, interesat, procesi i vendimmarrjes dhe lloji i personalitetit tuaj mund të përkthehen në një karrierë.
TRAJNIME
Ne do t’ju tregojmë se si: të bëni një kërkim për punë, të shkruani rezumenë tuaj, letrën e motivimit, si dhe simulimi i intervistës për punë.
EKSPLORIMI I PUNËS
Përdorimi i mjeteve tona online dhe konsultimi me anëtarët e ekipit për të ndihmuar në fushat e interesit të kërkimit, për të vendosur intervista informuese dhe për të gjetur praktikë ose punë.
ALUMNI
Bashkëpunimi me asociacionin ALUMNI në UMIB për të rrefyer storiet e tyre të suksesit dhe përvojën.
Aktivitetet e qendrës
PANAIRE
QZHK do të organizoj panaire për punë dhe karrierë, si dhe panaire virtuale të karrierës.
PUNËTORI
Punëtoritë tona përqëndrohen në eksplorimin e karrierës, mësimin përvojor dhe ndërtimin e aftësive.
TAKIME
Takimet bëhen me qëllim të rishikimit të aftësive të kërkimit të punës, praktikës, dhe bursave.
TRAJNIME
Trajnimet kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të buta, përgatitjen për intervistë.