MISIONI

Mbështetja e studentëve për zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive për punësim, për përvojë pune gjatë studimeve, informata për tregun e punës, qasje në informata për studime, trajnime, seminare, ligjërata dhe aktivitete tjera.

VIZIONI

Shndërrimi i QZHK-së në një pikë referimi për studentët, por edhe për kompanitë, organizatat dhe institucionet që e shohin bashkëpunimin me UIBM si mundësi zhvillimi dhe interesi reciprok.

VENDIMI

Për themelimin e qendrës së karrierës

LAJME DHE NGJARJE

Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë vazhdon të mbështesë studentët në ndërtimin dhe zhvillimin […]
Në kuadër të mobilitetit ndërkombëtar Erasmus+, që po zhvillohet në Universitetin Rumuno-Amerikan në Bukuresht, përfaqësuesit e Universitetit “Isa Boletini” në […]
Në kuadër të lëndës “Komunikimi në Biznes”, studentët e Fakultetit Ekonomik realizuan një detyrë seminarike me fokus përgatitjen për tregun […]

Rreth Qendrës për Zhvillim të Karrierës

Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) është themeluar me vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit

të Mitrovicës “Isa Boletini”, me qëllim të mbështetjes së studentëve dhe alumni në planifikimin dhe

zhvillimin e karrierës së tyre profesionale.

QZHK shërben si pikë ndërlidhëse ndërmjet studentëve, universitetit dhe tregut të punës, duke ofruar

këshillim profesional, trajnime praktike dhe informim për mundësi punësimi, praktike, bursa dhe zhvillim

profesional.

Nëpërmjet aktiviteteve dhe shërbimeve të saj, QZHK synon të rrisë punësueshmërinë e studentëve dhe

t’i përgatisë ata për një tranzicion sa më të suksesshëm nga studimet në tregun e punës.

Shërbimet tona

Këshillim dhe Planifikim i Karrierës

Ofrimi i këshillimit individual dhe në grup për studentët dhe alumni, me fokus në identifikimin e interesave dhe aftësive profesionale, planifikimin e karrierës dhe mbështetjen në vendimmarrje për studime dhe punësim.

Praktika, Punësim dhe Mundësi Ndërkombëtare

Ndërlidhje e studentëve dhe alumni me kompani, institucione dhe organizata për praktika profesionale dhe punësim, si dhe informim dhe këshillim për bursa dhe mundësi të ndryshme zhvillimi profesional.

Orientim, Trajnime dhe Zhvillim Profesional

Mbështetje për njohjen me tregun e punës përmes informimit mbi profesionet dhe sektorët e ndryshëm, si dhe organizimit të trajnimeve dhe punëtorive praktike për CV, letër motivimi, intervistë pune dhe zhvillimin e aftësive të buta.

Alumni dhe Bashkëpunim me Tregun e Punës

Bashkëpunim i vazhdueshëm me rrjetin Alumni të UMIB-it për ndarjen e përvojave profesionale, mentorim për studentët dhe forcimin e lidhjes ndërmjet universitetit dhe tregut të punës.

Aktivitetet e qendrës

Panaire të Karrierës dhe Punësimit

Organizim i panaireve fizike dhe virtuale të karrierës me pjesëmarrjen e punëdhënësve dhe institucioneve të ndryshme.

Ngjarje me Alumni dhe Punëdhënës

Sesione informuese, ligjërata dhe diskutime me profesionistë dhe alumni të suksesshëm.

Takime Këshilluese            

Takime të dedikuara për këshillim rreth karrierës, praktikës, bursave dhe mundësive të punësimit.

Trajnime dhe Punëtori Profesionale

Aktivitete praktike që synojnë zhvillimin e aftësive profesionale dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

Bëhu pjesë e rrjetit të punëdhënesve në QZHK

KONTAKTI

KONTAKT

RRJETET SOCIALE

Tel: 00383 28 535 725

Email: [email protected]

Adresa: Rr.Ukshin Kovaçica, 40000

Mitrovicë, Kosovë