Të nderuar studentë,
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ju njofton për mundësinë e re që ofron platforma Kosovo Generation Unlimited (K-GenU).
Çfarë është K-GenU?
Kosovo Generation Unlimited (K-GenU) është një koalicion shumë-sektorial që ka për synim fuqizimin dhe angazhimin e të rinjve, duke i lidhur ata me mundësi për punë praktike, trajnime dhe mentorim.
Platforma kosovogenu.com është hapësirë online që lidh të rinjtë me kompanitë dhe organizatat pritëse, duke ofruar:
- Mundësi për punë praktike të përshtatura sipas fushave të interesit,
- Trajnime për zhvillimin e aftësive,
- Mentorim nga profesionistë të fushave të ndryshme.
Pse të regjistroheni?
✔️ Do të keni qasje në mundësi praktike të punës dhe trajnime cilësore,
✔️ Do të përfitoni mentorim gjatë gjithë përvojës së punës praktike,
✔️ Do të jeni pjesë e një rrjeti të gjerë partnerësh institucionalë, organizatash dhe biznese.
A jeni duke kërkuar punë praktike? Regjistrohuni këtu: www.kosovogenu.com
K-GenU mundësohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-i dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
