Studentë të UIBM-së dhe të rinj të Mitrovicës, kjo mundësi është për ju!
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ju fton të bëheni pjesë e aktivitetit Youth Empowered, një program i Coca-Cola HBC Kosova, i realizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK). Aktiviteti organizohet nga ICK në bashkëpunim me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, me qëllim fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Përmes këtij aktiviteti, do të keni mundësi të fitoni njohuri praktike, të zhvilloni aftësi të reja dhe të mësoni më shumë rreth mundësive për zhvillim profesional dhe karrierë.
Programi trajton tema të rëndësishme për të ardhmen tuaj, si:
- Aftësitë e buta dhe komunikimi
- Lidershipi dhe orientimi në karrierë
- Ndërmarrësia dhe zhvillimi i biznes-planit
- Aftësitë digjitale dhe inteligjenca artificiale
🎤 Njihuni me ligjëruesit
Në këtë aktivitet do të ligjërojnë profesionistë me ekspertizë në fusha të rëndësishme për zhvillimin profesional dhe ndërmarrësinë:
- Armend Ukshini – Ekspert në fushën e ndërmarrësisë;
- Florie Hajra – Eksperte në fushën e sigurisë;
- Valmir Hazeri – Ekspert në inteligjencën artificiale (AI) dhe ndërmarrësi.
Deri në vitin 2026, në kuadër të këtij bashkëpunimi janë trajnuar mbi 7,000 të rinj, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive dhe rritjen e mundësive të tyre profesionale.
📅 Kur dhe ku?
- Data: 20 tetor 2026
- Ora: 13:00–16:00
- Vendi: Objekti i Rektoratit, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë
📝 Si të aplikoni?
Regjistrimi është i obligueshëm për pjesëmarrje. Për t’u bërë pjesë e aktivitetit, plotësoni formularin e regjistrimit përmes uebfaqes zyrtare të programit:
🔗 Apliko këtu Coca-Cola pekrah rinine
Mos e humbni këtë mundësi për të investuar në veten tuaj, për të fituar njohuri të reja dhe për t’u përgatitur më mirë për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes!
