Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë për mundësitë e platformës superpuna, e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjt.
Kjo platformë ka për qëllim të lehtësojë qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe të ndihmojë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.

Çfarë ju ofron superpuna?

  • Mundësi punësimi të garantuar për çdo të ri/e të moshës 18–29 vjeç;
  • Ndërmjetësim midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve;
  • Subvencionim të pagës nga Qeveria në vlerë prej 350 € në muaj për 6 muaj;
  • Kontratë pune me kushte të favorshme;
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe përparimi në karrierë.

Kush mund të përfitojë?

  • Punëkërkuesit që janë shtetas të Republikës së Kosovës, të moshës 18–29 vjeç.

Si të regjistroheni?

Regjistrohuni si punëkërkues në këtë link:
superpuna – Regjistrohu

Për më shumë informata vizitoni platformën:
superpuna

Please follow and like us: