A ke vërejtur ndotje ose dëmtime të mjedisit në zonën ku jeton? A dëshiron të kontribuosh për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm?
Ndihmo duke krijuar një video të shkurtër (maksimumi 2 minuta) që dokumenton problemet mjedisore në komunitetin tënd, si ndotja e ajrit, ujit, tokës, shkatërrimi i pyjeve, apo çështje të tjera të ngjashme.
Si mund të marrësh pjesë?
1. Bëj një video ku pasqyrohet qartë problemi mjedisor që ke identifikuar.
2. Shto një përshkrim të shkurtër për videon, duke shpjeguar pse mendon se ky problem duhet adresuar.
3. Publiko videon në rrjetet sociale duke përdorur hashtag-un #mosebobërllog ( duke bërë profilin tuaj publik) ose dërgoje në emailin tonë: info@ balkangreenfoundation.org
4. Shpërndaje videon dhe fto miqtë e tu të bashkohen në këtë iniciativë.
Afati për dorëzim: 30 Nëntor 2025
Videot më të mira do të ndahen në platformat e Community Development Fund – CDF, dhe autorët e tyre do të shpërblehen me një çmim simbolik.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit EECSOK, i cili implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina.
Ndryshimi fillon nga ti! Bëhu pjesë e ndryshimit dhe ndihmo të mbrojmë mjedisin së bashku!
