Organizata joqeveritare REC – Reconciliation Empowering Communities, fton të gjithë të interesuarit, të moshës 18 deri në 40 vjeç, të aplikojnë për të marrë pjesë në Punëtorinë për Aftësi të Buta.
Kjo punëtori edukative ofron një mundësi të vlefshme për pjesëmarrësit që të bashkëveprojnë me të rinj të komuniteteve të ndryshme dhe të zhvillojnë aftësi praktike për punësim të suksesshëm, përfshirë:
- komunikimin efektiv,
- zgjidhjen e problemeve,
- punën në grup, dhe
- teknikat e intervistës.
Çfarë do të mësoni gjatë punëtorisë:
Përmes sesioneve interaktive dhe ndërtimit të kapaciteteve, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi në këto fusha:
⚙️ Hulumtimi për kërkim të punës (komunikim formal)
⚙️ Teknika e prezantimit (të folurit në publik)
⚙️ Qëndrimi gjatë prezantimit (gjuha e trupit)
⚙️ Aftësi udhëheqëse (komunikimi me palë të jashtme)
Aplikimi:
Aplikoni online duke plotësuar formularin: https://forms.gle/gMJDA2XiMS8zvWoL6
Afati i fundit për aplikim: 14 nëntor 2025, ora 23:59.
Për më shumë informacione rreth punëtorisë:
+383 (0) 49 116 254
✉️ [email protected]
www.rec-kosova.org
