Për herë të pestë me radhë, ORCA fton studentët e universiteteve publike të aplikojnë për trajnime përgatitore në kuadër të Kongresit të Aktivizmit Studentor.
Në kuadër të këtij aktiviteti, do të zhvillohen trajnime përgatitore, që përbëjnë fazën e parë të procesit.
Qëllimi i këtyre trajnimeve është që studentët të fitojnë njohuri praktike për:
- adresimin ligjor të çështjeve studentore;
- metodat e aktivizmit studentor;
- mënyrat efektive për të ndikuar në politikat universitare.
Pas trajnimeve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në Kongresin e Aktivizmit Studentor, ku do të takohen me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, si Ministria e Arsimit, menaxhmentet e universiteteve publike, Avokati i Popullit dhe deputetë të Komisionit për Arsim.
Gjithashtu, ata do të kenë rastin të rrjetëzohen me studentë nga rajoni dhe të ndajnë përvoja e ide për përmirësimin e sistemit arsimor.
Kush mund të aplikojë: Studentë të universiteteve publike në Kosovë
Afati i fundit për aplikim: 11 nëntor 2025
Certifikatë pjesëmarrjeje: Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata për njohuritë e fituara dhe do të kenë mundësi të jenë pjesë e Kongresit.
Apliko këtu: Kliko për të plotësuar formularin e aplikimit
