Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ftohen të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin në Ndërmarrësi, i organizuar nga Instituti EDUTASK në kuadër të projektit “E ardhmja kohezive”.

Ky trajnim është pjesë e rrugëtimit në kuadër të projektit StartLab360, i cili synon fuqizimin e të rinjve përmes:

  • Trajnimit në Orientim në Karrierë
  • Trajnimit në Ndërmarrësi
  • Laboratorit të Inovacionit
  • Forumit Kombëtar të Rinisë

Qëllimi i trajnimit

Të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi praktike për krijimin dhe zhvillimin e një biznesi, si dhe të eksplorojnë rrugëtimin e tyre si ndërmarrës të rinj.

Tematikat kryesore

  • Kuptimi i mentalitetit sipërmarrës, mundësive dhe sfidave
  • Zhvillimi i një ideje biznesi
  • Hulumtimi i tregut dhe industrisë
  • Hartimi i planit të biznesit
  • Transformimi i idesë në plan të zbatueshëm
  • Prezantimi i projektit para financuesve të mundshëm
  • Zhvillimi i aftësive personale dhe bashkëpunimi në ekip

Kush mund të aplikojë?

Të rinj dhe të reja të moshës 16–25 vjeç

Detajet e trajnimit

🗓 Data e trajnimit në Ndërmarrësi: 9,10,11,12,13 Mars 2026

Ora: 10:00 – 14:00

📍 Vendi: Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë

Çfarë përfitoni?

  • Certifikatë pjesëmarrjeje
  • Rimbursim të transportit
  • Mundësi për të vazhduar me aktivitetet e projektit StartLab360

Aplikimi

Regjistrohuni përmes linkut: https://forms.gle/CsjBrq9j6S5wFL767

Për informata shtesë:
📧 [email protected]
📞 +383 45 379 040

Afati për aplikim deri më: 07.03.2026

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për zhvillim profesional dhe personal.

Please follow and like us: