Rina Voca realizoi praktikën e saj në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në kuadër të programit K-GenU.
Ajo u përfshi në përgatitjen dhe organizimin e dokumentacionit për programet e mobilitetit, komunikimin me studentë dhe staf, si dhe në përgatitjen e materialeve informuese për programe ndërkombëtare.
Kjo përvojë i mundësoi Rinës të zhvillojë aftësi në organizim, komunikim profesional dhe menaxhim të proceseve administrative, duke kuptuar më mirë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë.
