Verona Sahiti realizoi praktikën e saj në Zyrën për Buxhet dhe Financa në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në kuadër të programit K-GenU.
Gjatë kësaj periudhe ajo pati mundësinë të njihet nga afër me proceset e menaxhimit financiar, planifikimit buxhetor dhe analizës së shpenzimeve në një institucion publik.
Kjo përvojë i mundësoi Veronës të lidhë njohuritë teorike me praktikën reale dhe të zhvillojë më tej interesin dhe përkushtimin e saj në fushën e financave.
