Më 15 tetor 2026, Erzen Isufi, Zyrtar i Lartë për Zhvillim të Karrierës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, mori pjesë si folës në tryezën e rrumbullakët të programit Kosovo Generation Unlimited (K-GenU), të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Gjatë diskutimit me temën “Përvoja e entiteteve me platformën K-GenU”, ai ndau përvojën e UIBM-së në bashkëpunimin me platformën dhe mundësitë që programi u ofron studentëve përmes punës praktike me pagesë dhe zhvillimit të aftësive profesionale.
Tryeza mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe sektorit privat për të diskutuar mbi ndikimin e programit te të rinjtë, përvojat e entiteteve me platformën dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara.
UIBM vlerëson bashkëpunimin me partnerët dhe rëndësinë e iniciativave që ndihmojnë studentët të krijojnë përvojën e tyre të parë profesionale dhe të përgatiten për tregun e punës.
