Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është prezantuar të premten në edicionin e tetë të Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, respektivisht Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe mbështetur nga projekti partner DIMAK Kosova – GIZ. Në këtë panair që u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ishin të pranishme 25 institucione, kompani dhe organizata, të cilat ofruan për studentët dhe të diplomuarit informacione rreth mundësive për orientim dhe zhvillim në karrierë, punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse etj.
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, tha se ky panair ka qenë një mundësi e mirë për insitucionet dhe organizatat e ndryshme për të informuar studentët dhe të rinjtë në përgjithësi me mundësitë që ofrohen për këshillim në karrierë, punë praktike apo edhe punësim. “E vlerësojmë si një mundësi të mirë dhe si një praktikë që duhet të vazhdoj”, tha ai.
Ndryshe gjatë panairit të interesuarit u njoftuan me programet studimore që ofrohen në Universitetin “Isa Boletini”, të cilat janë të favorshme për tregun e punës.
Leave a Reply