Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ka filluar të hënën trajnimi treditor “Orientimi në Karrierë”, i organizuar nga Instituti EDUTASK në kuadër të projektit “E ardhmja kohezive”.
Ky trajnim është pjesë e aktiviteteve të projektit StartLab360, i cili synon fuqizimin e të rinjve përmes trajnimeve dhe aktiviteteve në orientim në karrierë, ndërmarrësi, laboratorin e inovacionit dhe Forumin Kombëtar të Rinisë.
Trajnimi synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe shkathtësi praktike për orientimin e tyre në karrierë, duke përfshirë:
- zhvillimin e aftësive të buta dhe të forta,
- eksplorimin e mundësive të tregut të punës në Kosovë,
- hartimin e CV-së dhe letrës motivuese,
- si dhe simulimin e një interviste pune në ditën e fundit të trajnimit.
Trajnimi do të zhvillohet më 16, 17 dhe 18 mars 2026 në ambientet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Pjesë e këtij trajnimi janë bërë studentë të UIBM-së dhe nxënës të shkollave të mesme të Mitrovicës. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata, si dhe do të
kenë mundësi të vazhdojnë me aktivitetet e tjera në kuadër të projektit StartLab360.
