Të nderuar përfaqësues të kompanive /organizatave,

Në emër të Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, Universitetit “Isa Boletini”në Mitrovicë dhe Universitetit të Prishtinës, kemi kënaqësinë të ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit Virtual të Karrierës 2021, i cili për këtë vit organizohet në mënyrë virtuale.
Panairi do të mundësohet nëpërmjet një platforme virtuale, platformë e cila do të ketë funksion të njëjtë me panairin real, por duke evituar kontaktin fizik si pasojë e situatës së pandemisë.
Data: 28 shtator 2021
Orari: 09:00 deri 16:00
Vendi: Platformë virtuale / online
Afati i fundit për konfirmim të pjesëmarrjes suaj si ekspozues është 21 shtator 2021, ora 15:00.
Vendosja e ekspozuesve në sallën virtuale bëhet nga 21 deri më 25 shtator 2021.
Si mund të bëheni ekspozues ne Panairin Virtual të Karrierës 2021?
Për t’u bërë ekspozues i Panairit Virtual të Karrierës 2021 çdo institucion ose kompani duhet ta plotësojë FORMËN E REZERVIMIT (të cilen e gjeni të bashkngjitur) dhe ta kthejë prapa me e-mail në ([email protected]) me së voni deri më datë 21 shtator 2021, ora 15:00.
Ju faleminderit për bashkëpunim!

Please follow and like us: