Të nderuar studentë,

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ju njofton për mundësinë e re që ofron platforma Kosovo Generation Unlimited (K-GenU).

Çfarë është K-GenU?
Kosovo Generation Unlimited (K-GenU) është një koalicion shumë-sektorial që ka për synim fuqizimin dhe angazhimin e të rinjve, duke i lidhur ata me mundësi për punë praktike, trajnime dhe mentorim.
Platforma kosovogenu.com është hapësirë online që lidh të rinjtë me kompanitë dhe organizatat pritëse, duke ofruar:

  • Mundësi për punë praktike të përshtatura sipas fushave të interesit,
  • Trajnime për zhvillimin e aftësive,
  • Mentorim nga profesionistë të fushave të ndryshme.

Pse të regjistroheni?
✔️ Do të keni qasje në mundësi praktike të punës dhe trajnime cilësore,
✔️ Do të përfitoni mentorim gjatë gjithë përvojës së punës praktike,
✔️ Do të jeni pjesë e një rrjeti të gjerë partnerësh institucionalë, organizatash dhe biznese.

A jeni duke kërkuar punë praktike? Regjistrohuni këtu: www.kosovogenu.com

K-GenU mundësohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-i dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Please follow and like us: