Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë për mundësitë e platformës superpuna, e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjt.
Kjo platformë ka për qëllim të lehtësojë qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe të ndihmojë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.
Çfarë ju ofron superpuna?
- Mundësi punësimi të garantuar për çdo të ri/e të moshës 18–29 vjeç;
- Ndërmjetësim midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve;
- Subvencionim të pagës nga Qeveria në vlerë prej 350 € në muaj për 6 muaj;
- Kontratë pune me kushte të favorshme;
- Mundësi zhvillimi profesional dhe përparimi në karrierë.
Kush mund të përfitojë?
- Punëkërkuesit që janë shtetas të Republikës së Kosovës, të moshës 18–29 vjeç.
Si të regjistroheni?
Regjistrohuni si punëkërkues në këtë link:
superpuna – Regjistrohu
Për më shumë informata vizitoni platformën:
superpuna
