Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë njofton studentët se, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me BlockJump Kosovo, do të ofrohen bursa të plota (100%) për pjesëmarrje në Programin e Trajnimit BlockJump – Niveli Fillestar (Beginner).
Ky program është pjesë e një iniciative ndërkombëtare për ngritjen e kapaciteteve në teknologjitë Blockchain dhe Web3, e zbatuar nga Kutia, Compellio dhe Luxembourg Blockchain Lab, me mbështetje të Qeverisë së Luksemburgut.
🔍 Çfarë përfshin trajnimi?
Trajnimi është i strukturuar dhe përfshin komponentën teknike dhe atë të biznesit.
Të gjithë studentët e përzgjedhur do të ndjekin të dyja pjesët e programit dhe, pas përfundimit me sukses, do të pajisen me dy certifikata.
🎓 Përfitimet për studentët
Studentët përfitues do të kenë mundësinë të përfitojnë nga:
✔️ Bursë e plotë (100%) e mbuluar nga BlockJump
✔️ Trajnim profesional në teknologjitë Blockchain & Web3
✔️ Program i kombinuar me përmbajtje teknike dhe të biznesit
✔️ Qasje e plotë në platformën e mësimit (LMS)
✔️ Sesione trajnimi online dhe fizike (në kampusin e UIBM)
✔️ Materiale mësimore, detyra praktike dhe mentorim profesional
✔️ Certifikata digjitale të bazuara në teknologjinë blockchain (për pjesën teknike dhe atë të biznesit)
Përveç trajnimit, studentët do të kenë mundësi të angazhohen edhe në Open Innovation Challenges, ku do të punojnë në ide dhe zgjidhje inovative, duke ndërlidhur njohuritë akademike me praktikat reale të inovacionit.
👩🎓 Kush mund të aplikojë?
- Studentë aktivë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë
- Studentë të motivuar për të zhvilluar aftësi në Blockchain & Web3
📌 Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në blockchain për këtë nivel trajnimi.
📝 Kriteret e aplikimit
Aplikantët duhet të:
- Plotësojnë formularin e aplikimit online:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfWv5kBWTcnwlG6hpgL4UROjMTPWauq-P08DAq-JxGXGJmD8A/viewform - Përgatisin një letër motivuese për pjesëmarrje në trajnim (maksimum 500 fjalë), e cila ngarkohet në formular.
📅 Afati i aplikimit: deri më 30.01.2026
📧 Për informata shtesë ose sqarime, ju lutemi kontaktoni në:
[email protected]
Vendet janë të limituara, prandaj mos e humbni këtë mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Studentët që përzgjidhen për pjesëmarrje do të jenë të obliguar të ndjekin trajnimin në tërësi.
