Organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK), përfaqësues të “ProCredit Bank” kanë mbajtur një sesion informues në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Ata kanë informuar studentët për mundësitë e punësimit dhe punës praktike me pagesë që ofrohet në këtë bankë.
Gjatë qëndrimit në UIBM përfaqësuesit e “ProCredit Bank”, janë shoqëruar nga zyrtari i Lartë i QZHK – së, Alban Fazliu. Gjithashtu ata janë pritur në takim edhe nga rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj.