Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Mitrovicës organizon ciklin e ligjëratave me temë “Integrimet Evropiane”. Ligjëratat mbahen nga Prof. Dr. Gazmend Qorraj. Ligjëratat do jenë dy ditore dhe mbahen në datat 13 dhe 14 janar 2022, duke filluar nga ora 10:00. Ligjëratat mbahen në Amfiteatrin e Madh të Universitetit “Isa Boletini”. Pjesëmarrësit marrin certifikatë nga lëmi i “Integrimeve Evropiane” – programi Jean Monnet. Përgjatë këtyre dy ditëve në mënyrë intensive trajtohen 10 tema nga fusha e integrimeve evropiane.

Please follow and like us: