Drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari dhe zyrtari i Lartë i Qendrës për Zhvillim në Karrierë, Erzen Isufi, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), kanë vizituar të hënën Qendrën Rinore “Diakonie”. Në takim me  koordinatoren e kësaj Qendre, Leonita Shabani, janë njoftuar për aktivitetet që organizohen dhe për mundësitë e bashkëpunimit me QZHK.

Në këtë kontekst, u potencua fakti se në aktivitetet që organizohen në Qendrën Rinore “Diakonie”,  mund të përfshihen edhe studentët e UIBM. Përveç tjerash u diskutua për mundësitë e shumta sa i përket edhe punës praktike për studentë në këtë qendër.

Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë kontaktet dhe të hartohet një draft për një marrëveshje  bashkëpunimi, duke përfshirë fusha me interes reciprok për të dyja palët.

Please follow and like us: