Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (‘‘ADRC‘‘) për momentin pranon aplikime nga studentë dhe/apo të diplomuar të juridikut apo drejtësisë nga komunitetet shumicë dhe jo-shumicë të veriut të Kosovës për pesë pozita për punë praktike të ofruara në kuadër të projektit “Drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës”.

ADRC do të zbatojë programin e praktikës në bashkëpunim me një numër të institucioneve dhe/apo organeve që punojnë ose ofrojnë shërbime në fushën e sundimit të ligjit dhe qasjes në drejtësi. Programi synon të ndihmojë punën e këtyre institucioneve dhe/apo organeve dhe të ngrisë kapacitetet ligjore apo juridike në veri të Kosovës. Do të zgjasë gjashtë muaj dhe do të realizohet në një sërë institucionesh dhe/apo organeve, duke përfshirë ADRC-në.

Aplikimet pranohen deri më 29 qershor 2022 dhe intervistat do të zhvillohen në pjesën e parë të korrikut 2022.

Specifikat

  • Pozita: Praktikant/e
  • Numri i pozitave: 5
  • Lloji i praktikës: Me pagesë
  • Baza e praktikës: Me kohë të pjesshme
  • Periudha e praktikës: 6 muaj
  • Fusha e praktikës: Juridik / Drejtësi
  • Area e praktikës: Rajoni i Mitrovicës

Për më shumë informata: http://mediation-mitrovica.org/careers/thirrje-e-hapur-per-praktikant%d1%91-e/?fbclid=IwAR3QqJAbZcOmEOYnKoEmkeYV3CZxprdUnUctxZgawxl_t6_nlhOk_sz2NS0

Please follow and like us: