Organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK)  në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është mbajtur të mërkurën një trajnim për punim seminarik dhe punim diplome. Trajnimin e ka mbajtur prof.dr. Esat Dërguti.

Zyrtari i Lartë i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se qëllimi i trajnimit ka qenë që t’ua mësojë studentëve format e punimit seminarik dhe të punimit të diplomës. Ai falënderoi profesorin Dërguti për gatishmërinë si dhe studentët për interesimin.

Please follow and like us: