Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) në bashkëpunim me OJQ REC – Reconciliation Empowering Communities, organizuan punëtori me të rinjë me qëllim fuqizimin e tyre me aftësi konkurruese për tregun e punës. Gjatë punëtorisë studentët e UIBM ndanë në mënyrë aktive, përvojat dhe njohuritë e tyre unike, duke hartuar kolektivisht plane konkrete të veprimit për iniciativat e komunitetit në Mitrovicë.