Me qëllim të informimit të studentëve të vitit të parë për përdorimin e Sistemit të Menaxhimit Universitar (SMU),  zyrtarët përgjegjës në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kanë organizuar “Ditët e informimit”. Në këto aktivitete përveç administratorit të rrjetit, Zymber Haliti, kanë marrë pjesë edhe zyrtari për Zhvillim të Qendrës së Karrierës, Alban Fazliu si dhe  drejtues të Parlamentit Studentor.

Studentët janë informuar në detaje për mundësitë që ofron SMU-ja. Atyre gjithashtu u janë dhënë sqarime për paqartësitë eventuale që kanë pasur sa i përket këtij sistemi. “Ishin aktivitete të mira ku studentët patën mundësi të informohen jo vetëm për përdorimin e SMU-në, por edhe për aspekte të tjera të jetës universitare”, tha Zymber Haliti, administrator i rrjetit.

Ndërsa, Alban Fazliu, zyrtar për Zhvillim të Karrierës, theksoi se studentët i kanë njoftuar edhe për mundësitë që ofrohen për avancimin e tyre profesional, nëpërmjet trajnimeve, seminareve dhe aktiviteteve të tjera që organizohen nga Qendra për Zhvillim të Karrierës. Drejtuesit e Parlamentit Studentor, kanë ofruar informacion për organizimin e tyre në kuadër të UMIB-it dhe aktivitetet që ata zhvillojnë.

Please follow and like us: