Qendra për Zhvillim në Karrierë (QZHK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka nisur një projekt për promovimin e mundësive që ofrojnë bizneset vendore për studentët. Në këtë kontekst, po shqyrtohen mundësitë për punën praktike dhe punësimin e studentëve.

Për të qenë efikas në këtë drejtim, po mbahen takime dhe vizita nëpër kompani dhe organizata të ndryshme për të krijuar ura bashkëpunimi. Pas takimeve me drejtuesit e platformës “Kosova Job” dhe “Kosovo Generation Unlimited Programme”, të mërkurën u vizitua fabrika për prodhimin e mozaikut “Tiki Mosaic” në Mitrovicë

Drejtori  për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari dhe zyrtari i Lartë i QZHK-së, Erzen Isufi, u pritën nga drejtuesit e kësaj fabrike, të cilët i njoftuar për punën e tyre dhe mundësitë për punë praktike dhe punësim për studentë. Të dy palët u dakorduan për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi në mënyrë që të specifikohen fushat e bashkëpunimit me interes reciprok.

Për të lehtësuar informacionet për studentë, në uebfaqen e QZHK-së do të vendosen linqet e platformave dhe bizneseve që ofrojnë punë. Njëkohësisht do të promovohet edhe UIBM në komunitetin biznesor, duke hapur mundësi bashkëpunimi edhe sa i përket programeve të studimit që janë të kërkuara në treg.

Please follow and like us: