Innovation Centre Kosovo (ICK) fton studentët e UIBM të marrin pjesë në garën inovative “Energy Saving Hackathon”, që do të mbahet më 7–9 nëntor 2025, në Prishtinë!
Kjo garë është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë studentët që kanë pasion për energjitë e ripërtëritshme, kursimin e energjisë dhe zgjidhjet e qëndrueshme teknologjike.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë në ekipe, të zhvillojnë ide kreative dhe të sfidojnë vetveten në një ambient frymëzues e bashkëpunues.
Apliko tani: https://ickosovo.com/events/all-events/innovation-challenge-energy-saving-hackathon
Mos e humb mundësinë për t’u bërë pjesë e një eksperience unike, për të fituar njohuri të reja dhe për të kontribuar në zhvillimin e ideve që mund të ndryshojnë të ardhmen e energjisë!
