Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë fton të gjithë studentët të marrin pjesë në ligjëratën me temë:

“Ekonomia dhe Mjedisi, Investim në të Ardhmen”

Kjo ligjëratë mbahet në kuadër të fushatës kombëtare të ndërgjegjësimit mjedisor të organizuar nga Community Development Fund (CDF) dhe synon të theksojë lidhjen e ngushtë midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit. Përmes shembujve konkretë, do të trajtohen temat që lidhen me ndotjen industriale, menaxhimin e mbeturinave, shpyllëzimin, si dhe mundësitë për zhvillim të gjelbër në Kosovë.

Data: 3 nëntor 2025
Ora: 11:00 – 12:30
Vendi: Amfiteatri i Vogël, Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë
Ligjërues: Prof.dr. Besnik Krasniqi, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Ligjërata do të përfshijë diskutime mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e praktikave të përgjegjshme mjedisore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe mirëqenies.

Pas përfundimit të sesionit, studentët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një periudhë rrjetëzimi dhe diskutimi joformal me folësin dhe përfaqësuesit e organizatës.

Të gjithë studentët janë të mirëpritur të marrin pjesë!

Please follow and like us: