Për studente femra

EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students shpall thirrje të hapur për 20 studente femra për pjesëmarrje në module trajnimi interaktive. Trajnimet do të mbahen në gjashtë sesione të ndara në periudhën Janar – Mars të vitit 2026.

Këto trajnime do t’iu ofrojnë pjesëmarrëseve njohuri të vlefshme, aftësi praktike, shkathtësi  dhe mundësi rrjetëzimi për të mbështetur udhëtimin  e tyre akademik dhe profesional.

Fushat e Trajnimit:

💡 Ndërmarrësia dhe Planifikimi i Biznesit

📊 Marketing, Lidership dhe Aftësi Negociuese

💰 Qasja në Financa për Femrat Ndërmarrëse dhe SME 

💰 Planifikimi Financiar dhe Gatishmëria për Investime

🧠 Ndërgjegjësimi për Shëndetin Mendor, Rezilienca dhe Ekuilibri Punë-Jetë

⚖️ Barazia Gjinore dhe Sfidat që lidhen me të

 

Kriteret e Aplikimit:

  • Studente femra të regjistruara në njërin nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë
  • Së paku në vitin e dytë të studimeve
  • Nota mesatare (GPA) 8.0 ose më e lartë
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Motivim për pjesëmarrje aktive

Përfitimet:

  • Trajnime të udhëhequra nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtar
  • Zhvillim i aftësive profesionale dhe ndërmarrëse
  • Mundësi rrjetëzimi
  • Certifikatë pjesëmarrjeje

Aplikimi bëhet përmes linkut në vijim:

https://forms.gle/Cen5ozreRzCWhqqG7

 

📅 Afati i fundit për aplikim: 09 Janar 2026

Nxito apliko! Vendet janë të limituara! Vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen.

Please follow and like us: