Një grup studentësh të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë morën pjesë më 27 dhjetor 2025 në një aktivitet edukativ dhe ndërveprues të organizuar në Brezovicë, në bashkëpunim me platformën ndërkombëtare Binance. Aktiviteti filloi me nisjen e organizuar nga ambientet e UIBM-së në Mitrovicë dhe vazhdoi sipas një agjende të pasur, e cila kombinoi përvojën edukative me aktivitete rekreative.

Studentët u mirëpritën në Brezovicë, ku u bë prezantimi i rendit të ditës dhe objektivave të aktivitetit. Gjatë ditës, pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete të ndryshme rekreative, përfshirë ngjitjen me ski lift dhe gjuajtjen me shigjeta, si dhe patën kohë të lirë për rrjetëzim dhe shkëmbim përvojash.

Pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe diskutimet me tema aktuale si ekosistemi Binance, DeFi, NFT-të, këshillat e sigurisë dhe strategjitë tregtare në fushën e kriptovalutave. Aktiviteti u përmbyll me lojëra dhe shpërblime ekskluzive nga Binance, duke krijuar një atmosferë motivuese dhe bashkëpunuese për studentët.

Ky aktivitet përbën një mundësi të vlefshme për studentët e UIBM-së për të kombinuar mësimin praktik, zhvillimin profesional dhe rrjetëzimin, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë nga industria e teknologjisë dhe financave digjitale.

Please follow and like us: