Organizata 7Arta ka mbajtur të enjten një sesion informues në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku u prezantua puna dhe aktivitetet që organizohen nga kjo organizatë. Studentët gjithashtu patën mundësi që të informohen për mundësitë për përfshirje dhe zhvillim, përfshirë punën praktike dhe angazhim vullnetar në kuadër të Green Fest.
Drejtori i 7Arte, Lulzim Hoti, tha se ky sesion ka për qëllim t’ju njohë më nga afër me angazhimin dhe projektet që zhvillohen. Ai theksoi se këto projekte ofrojnë mundësi të mëdha për përfshirje edhe për studentët e UIBM.
Në pjesën e dytë të sesionit, studentët u interesuan për mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta. Në këtë kontekst, ata përmenden nevojën për t’u njohur më tepër me historikun dhe gjendjen aktuale të “Trepçës”, duke pasur parasysh projektin e zhvilluar nga 7Arte për ish-gjigandin kosovar dhe ish-minatorët.
Ky sesion informues u organizua në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimi që organizata 7Arte ka me UIBM.
