Dafina Beqiri realizoi praktikën e saj profesionale në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore , në zyrën për çështje studentore, në kuadër të programit K-GenU.
Gjatë kësaj periudhe ajo u angazhua në pritjen dhe orientimin e studentëve, përpunimin e dokumentacionit dhe menaxhimin e kërkesave studentore.
Përmes kësaj përvoje Dafina zhvilloi aftësi të rëndësishme në komunikim profesional, organizim të punës dhe përgjegjësi institucionale, duke fituar një kuptim më të thellë të funksionimit të administratës universitare.
