Arlinda Ibrahimi realizoi praktikën e saj në Fakultetin Juridik në kuadër të programit K-GenU, ku pati mundësinë të njihet nga afër me funksionimin e administratës universitare.
Gjatë kësaj periudhe ajo u angazhua në sistemimin e dokumentacionit, përpunimin e kërkesave të studentëve dhe në mbështetjen e aktiviteteve administrative të zyrës.
Kjo përvojë e ndihmoi Arlindën të zhvillojë aftësi në organizim, menaxhim të kohës dhe komunikim profesional, duke krijuar një bazë të fortë për zhvillimin e saj të ardhshëm në fushën administrative.
