Arbesa Sumiqi realizoi praktikën e saj profesionale në Zyrën për Shërbim Studentor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), në kuadër të programit K-GenU.

Gjatë kësaj periudhe ajo u përfshi në proceset administrative dhe në ofrimin e shërbimeve për studentët, duke asistuar në orientimin dhe informimin e tyre për procedurat akademike dhe administrative.

Kjo përvojë i ndihmoi Arbesës të zhvillojë aftësi në komunikim profesional, organizim të dokumentacionit dhe punë në ekip, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit profesional.

Please follow and like us: