Gjatë praktikës së tij profesionale në kuadër të programit Kosovo Generation Unlimited (K-GenU), Altin Deliu ishte i angazhuar në Zyrën për Informim dhe Komunikim me Publikun në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Ai kontribuoi në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e faqes zyrtare të universitetit përmes platformës WordPress, duke punuar në publikimin e lajmeve, përditësimin e përmbajtjes dhe përmirësimin e strukturës së informacionit në uebfaqe.
Kjo përvojë i mundësoi Altinit të zhvillojë më tej aftësitë në menaxhimin e përmbajtjes digjitale, zhvillimin web dhe bashkëpunimin profesional, duke lidhur njohuritë teorike me praktikën reale të punës.
