Të nderuar studentë të UIBM,
Ju njoftojmë se Banka për Biznes – BPB do të mbajë një sesion informues për Gjeneratën e 9-të të Programit Junior, program i cili synon të ofrojë mundësi zhvillimi profesional për studentët dhe të sapodiplomuarit të interesuar për karrierë në sektorin bankar dhe financiar.
Data dhe vendi:
20 tetor 2025, ora 09:30
Fakulteti Ekonomik – UIBM, salla 201
Gjatë këtij sesioni, përfaqësuesit e BPB do të prezantojnë detajet e programit, përfshirë:
- Mundësinë për zhvillim profesional nën mentorimin e ekspertëve të bankës,
- Rotacionin në departamente të ndryshme të institucionit bankar,
- Aplikimin praktik të njohurive të fituara gjatë studimeve.
Aplikimi për Programin Junior bëhet online përmes linkut:
https://www.bpbbank.com/karriera/jobs/programi-junior-3/
Afati i fundit për aplikim: 31 tetor 2025
Inkurajojmë studentët e të gjitha fakulteteve të marrin pjesë në këtë aktivitet informues dhe të aplikojnë sa më herët për të përfituar nga kjo mundësi e vlefshme profesionale!
