Të nderuar studentë të UIBM,
Ju ftojmë të merrni pjesë në një ligjëratë informuese dhe edukative që do të mbahet nga Blockchain & Crypto Academy (BCA), në bashkëpunim me Binance Academy, një prej platformave më të mëdha globale për edukim në fushën e blockchain dhe kriptomonedhave.
Data dhe vendi:
- 21 tetor 2025 (e martë)
- Ora: 11:00
- Lokacioni: Amfiteatri i Madh, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike – UIBM
Qëllimi i ligjëratës
Kjo ligjëratë ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri bazike, praktike dhe të siguruara nga burime profesionale, duke i orientuar ata drejt kuptimit dhe shfrytëzimit të përgjegjshëm të teknologjive moderne.
Gjatë sesionit, studentët do të kenë mundësi të njihen me:
- Çka është Blockchain?
- Si funksionojnë kriptovalutat?
- Siguria dhe teknologjia që qëndron prapa tyre;
- Si të shmangen mashtrimet dhe keqinformimi në tregun kripto;
- Përdorimi i platformave të sigurta edukative, si Binance Academy;
- Potenciali i Blockchain në industri dhe mundësitë e karrierës dhe certifikimit profesional.
Ftohen të gjithë studentët e UIBM të interesuar, nga të gjitha programet studimore, të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të zgjeruar njohuritë e tyre në një prej fushave më inovative dhe kërkuara në tregun global të punës!
