Një mundësi e veçantë për zhvillim profesional po vjen në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Më 30 tetor 2025, organizuar nga Coca-Cola HBC Kosova dhe Innovation Centre Kosovo (ICK), do të mbahet trajnimi “Fuqizimi i të Rinjve”, një program shumë i kërkuar që synon fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun modern të punës.

Ky trajnim është krejtësisht FALAS për studentët dhe synon të ofrojë njohuri praktike dhe aftësi profesionale që ndihmojnë në rritjen e shanseve për punësim të suksesshëm.

Çfarë përfiton nga ky trajnim?

  • Trajnim profesionist nga ekspertë të fushës.
  • Zhvillim i aftësive praktike në punësim, komunikim dhe karrierë.
  • Mundësi për të ndërtuar një rrjet profesional dhe për t’u përgatitur më mirë për të ardhmen.

Data: 30 tetor 2025

Vendi: Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, Amfiteatri 1

Ora: 13:00

Regjistrimi: Plotësoni formularin në linkun më poshtë për të siguruar pjesëmarrjen tuaj: https://forms.gle/hQUwGYwZQKAXiWrx7

Please follow and like us: