Përfaqësues të Bankës për Biznes (BPB) kanë mbajtur të hënën një sesion informues për studentët e Fakultetit Ekonomik për Gjeneratën e 9-të të Programit Junior. Ky program synon të ofrojë mundësi zhvillimi profesional për studentët dhe të sapodiplomuarit të interesuar për karrierë në sektorin bankar dhe financiar.

Gjatë këtij sesioni, përfaqësuesit e BPB prezantuan u fokusuan në disa pika si: Mundësitë për zhvillim profesional nën mentorimin e ekspertëve të bankës, rotacionin në departamente të ndryshme të institucionit bankar, aplikimin praktik të njohurive të fituara gjatë studimeve etj.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.asoc.dr. Qazim Tmava, ka falënderuar përfaqësuesit e BPB për sesionin informues dhe bashkëpunimin e mirë. Ndërsa, zyrtari i Lartë për Zhvillim në Karrierë, Erzen Isufi, i ka inkurajuar studentët e të gjitha fakulteteve të aplikojnë sa më herët për të përfituar nga kjo mundësi e vlefshme profesionale.

Aplikimi për Programin Junior bëhet online përmes linkut:

Afati i fundit për aplikim: 31 tetor 2025.

Please follow and like us: