Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) së bashku me Parlamentin Studentor dhe Këshillin e Studentëve në Fakultetin Ekonomik, kanë organizuar të martën një vizitë të studentëve të këtij fakulteti në Shtypshkronjën “Viprint” në Mitrovicë. Të shoqëruar nga drejtuesit dhe përgjegjësit e “Viprint”- it, ata janë njoftuar për punën që bëhet në secilin sektor aty.
Zyrtari i lartë i QZHK-së, Alban Fazliu, kryetarja e Parlamentit Studentor, Ariona Rushiti dhe kryetari i Këshillit të Studentëve në Fakultetin Ekonomik, Festim Murati, falënderuan drejtuesit e Shtypshkronjës “Viprint” për pritjen dhe informacionet që ndanë për studentët. Ata u shprehën të kënaqur me mundësitë që po ju ofrohen studentëve që njohuritë e tyre teorike t’i plotësojnë edhe me praktikë në kompani të ndryshme.
Drejtori i “Viprint”-it, Visar Idrizi, theksoi se ata janë të hapur në çdo kohë për bashkëpunim me Universitetin “Isa Boletini”, në mënyrë që studentëve t’u ofrohen mundësi për avancimin e tyre profesional. “Tashmë kemi krijuar një traditë të mirë bashkëpunimi me UIBM dhe presim që në radhë të parë përfitues të jenë studentët”, tha ai.