Të nderuar studentë,

Organizata joqeveritare Reconciliation Empowering Communities (REC) në partneritet me Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ADRC) ftojnë të rinjtë e moshës 15–35 vjeç nga të gjitha komunitetet e rajonit të Mitrovicës të aplikojnë për Kampin e të rinjve si ndërmjetësues të bashkëmoshatarëve.

Kampi synon të forcojë angazhimin ndëretnik të të rinjve, duke krijuar hapësira të qëndrueshme për dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim afatgjatë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Çfarë do të përfitoni nga pjesëmarrja në kamp?

Përmes punëtorive interaktive, pjesëmarrësit do të zhvillojnë:

  • Aftësi për ndërmjetësim dhe zgjidhje të konflikteve;
  • Teknika të lehtësimit të dialogut;
  • Aftësi të komunikimit ndërkulturor;
  • Të menduarit kritik dhe analiza e konflikteve.

Aplikimi:

Plotësoni formularin online në linkun: https://forms.gle/fe42Hv8FbsAHJT1LA

Afati i fundit për aplikim: 2 nëntor 2025, ora 16:00

Për pjesëmarrësit e kampit do të ofrohen:

  • Akomodimi,
  • Ushqimi dhe pijet freskuese,
  • Transporti vajtje-ardhje nga rajoni i Mitrovicës deri në Rugovë, Pejë.

Për më shumë informacione kontaktoni: [email protected]

Please follow and like us: