Me mbështetje të Qendrës për Zhvillim në Karrierë (QZHK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është mbajtur ligjërata: “Të drejtat e njeriut, institucionet dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë”. Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të projektit “Të rinjtë për drejtësi”, të mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe të implementuar nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS).
Zyrtari i lartë i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se ky projekt ka për qëllim fuqizimin e të rinjve për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë. Ligjërata të tilla do të mbahen në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Prizrenit.