Një mundësi e rrallë për të gjithë të rinjtë që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale po vjen në Mitrovicë!
Më 30 tetor 2025, në ambientet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” – Amfiteatri 1, nga ora 13:00 deri në 17:00, do të mbahet trajnimi “Fuqizimi i të Rinjve”, organizuar nga Coca-Cola HBC dhe Innovation Centre Kosovo (ICK).

Ky trajnim synon t’i ndihmojë të rinjtë e moshës 16–30 vjeç të përgatiten më mirë për tregun e punës, të zhvillojnë aftësitë e komunikimit, lidershipit dhe mendimit kritik, si dhe të frymëzohen nga ligjërues me përvojë shumëvjeçare në fushat e tyre profesionale.
Pjesëmarrja është falas!

Ligjëruesit dhe temat:

Shenaj Shala – Motivational Speaker
Tema: “Fuqia e motivimit dhe vetëbesimit te të rinjtë”
Fokus në zhvillimin e vetëbesimit, motivimit dhe qëndrueshmërisë emocionale për përballimin e sfidave të përditshme.

Valon Canhasi – Ekspert i të ardhmes digjitale
Tema: “Future Skills & Artificial Intelligence”
Diskutim praktik mbi aftësitë që kërkohen në të ardhmen, ndikimin e teknologjisë dhe rolin e inteligjencës artificiale në karrierat moderne.

Gent Shala – Leadership & Soft Skills Trainer
Tema: “Udhëheqja dhe aftësitë e buta për sukses personal dhe profesional”
Trajnim interaktiv mbi aftësitë e komunikimit, lidershipit dhe ndërtimin e marrëdhënieve profesionale të qëndrueshme.

Çfarë do të fitojnë pjesëmarrësit?

  • Zhvillim të aftësive të buta (soft skills), thelbësore për sukses në punë dhe jetë
  • Njohuri mbi tregun modern të punës dhe trendet teknologjike
  • Frymëzim dhe vetëbesim për të ndërtuar karrierën personale
  • Rrjetëzim profesional me ekspertë dhe pjesëmarrës të tjerë
  • Bursë studimi nga London School në fushën e programimit

Regjistrimi: Plotësoni formularin në linkun më poshtë për të siguruar pjesëmarrjen tuaj:
https://forms.gle/hQUwGYwZQKAXiWrx7

Ky trajnim përfaqëson një mundësi e vlefshme për studentët e UIBM, që dëshirojnë të mësojnë nga profesionistë të fushave të ndryshme, të rrisin vetëbesimin dhe të fitojnë njohuri praktike për karrierën dhe zhvillimin personal.

Mos e humb këtë mundësi – fuqizo veten për të ardhmen!

Please follow and like us: